No menu items!

Tentuan arratisjen me Audi A8 dhe armë në veturë – këta janë dy të rinjtë që ranë në rrjetën e Antidrogës në Prishtinë

Një aksioni I fuqishëm të njësive të Antidrogës – tre për substanca narkotike dhe dy të tjerë për armëmbajtje pa leje. Sinjal la siguruar identitetin e dy të rinjve që, përveçse u kapën me armë, dyshohen edhe për veprën penale të ndihmës ndaj kryerësve për kryerjen e një vepre penale.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar Ardit Kelmendi, 24-vjeç, dhe Lorand Murseli, 21-vjeç, të cilët ndodheshin në një veturë luksoze Audi A8, e cila ishte në vëzhgim nga Antidroga dhe njësi të tjera operative.

Ngjarja dramatike ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen Kalabria, kur njësitet policore u përpoqën të ndalojnë veturën në fjalë.

Por në vend që të ndaleshin, shoferi – i identifikuar si Lorand Murseli – e goditi veturën zyrtare të Policisë, në tentativë për të ikur dhe për të penguar ndërhyrjen.

Pas ndalimit të tyre, gjatë kontrollit të bërë nga Policia, tek pasagjeri – Ardit Kelmendi – është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), 27 fishekë dhe dy karikatorë, që dyshohet se i posedonte pa autorizim.

Të dy personat nuk janë të dyshuar vetëm për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ata pandehen edhe për veprën penale “Ndihmë ndaj kryerësve për kryerjen e veprës penale”, për çka janë marrë në pyetje dhe do të hetohen më tej.

Njësia e Forenzikës ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimin e provave materiale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë.

Sinjali do të vijojë të raportojë detaje të reja për këtë operacion dhe për tre personat e tjerë të përfshirë, që dyshohen për përfshirje në veprimtari narkotike.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.