Venezuela është përfshirë nga paniku pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe frikë te mijëra banorë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa të dëmtuara, xhama të thyer dhe rrugë të mbuluara me mbetje nga fasadat e ndërtesave në zona të ndryshme të Caracasit. Shumë qytetarë u larguan me nxitim nga banesat dhe objektet tregtare, duke qëndruar jashtë për më shumë se një orë nga frika e pasgoditjeve,shkruan Raporto24
Situatë e tensionuar është raportuar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Simón Bolívar” në Maiquetía, ku pasagjerët u evakuuan pas lëkundjeve të forta. Dëme strukturore u raportuan në terminal dhe fluturimet u pezulluan përkohësisht për kontroll të sigurisë.
Ekipet e emergjencës dhe autoritetet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa ende nuk është publikuar një bilanc përfundimtar i viktimave./Raporto24/
Video😥🎥





