No menu items!

Tetë muaj pas lindjes, Eriona Sejdiu ‘trazon’ rrjetin (FOTO)

Tetë muaj më parë, ajo që dikur rrëmbente kurorat e bukurisë dhe më pas zemrat e publikut si moderatore, Eriona Sejdiu, u bë nënë për herë të parë.

Një moment i bukur dhe i shumëpritur, që kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj – të njëjtin që vitin e kaluar e çoi drejt altarit në një dasmë që u bë hit në rrjete sociale, nga fustani te vallëzimet.


Që prej asaj kohe, Eriona ka zgjedhur një profil më të tërhequr publikisht, duke iu përkushtuar familjes së saj të re. Por mesa duket, nuk ka lënë pas dore as veten. Përkundrazi!

Një fotografi e postuar së fundmi nga palestra ka tronditur rrjetin – ish-Missi duket në super formë, me trup të tonifikuar dhe energji që flet vetë. Më pak se një vit nga lindja, ajo frymëzon nënat e reja me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Po, linda beben tetë muaj më parë dhe ju mund ta bëni poashtu nëna”.

Por çfarë po ndodh me anën profesionale? Nuk dihet nëse Eriona po mendon të rikthehet në ekran, apo për momentin, komoditeti i jetës larg kamerave ka fituar zemrën e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.