Drama nuk ndalet në showbizin shqiptar! Vetëm pak ditë pasi u konfirmua ndarja e bujshme nga i fejuari, Teuta Krasniqi duket se ka hapur një kapitull të ri.
Burime ekskluzive për Prive me Liberta Spahiu kanë zbuluar se aktorja e dashur e serialit “Çka ka shpija” është në një lidhje të re dashurie me DJ Crax, DJ-n personal të Noizyt!
Dyshja janë parë disa herë duke shijuar jetën e natës në klubet më të njohura të Tiranës, ku nuk munguan as përqafimet e afërta, shikimet flirtuese dhe ndjenja romantike që nuk linin vend për dyshime!
Dyshja tashmë ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, dhe DJ Crax ka qenë i shpejtë për të dhënë “like” në postimin më të fundit të Teutës, ku ajo duket shumë më joshëse se kurrë, e veshur me një fustan të zi që ndezi rrjetin. Prive by Liberta Spahiu