No menu items!

Tha se bënte shaka, Stresi ndërron skenar: 18-vjeçaren e mora për…

Stresi duket se nuk po gjen rehat me deklaratat e tij. Pas fotos ku shfaqej me një vajzë dhe lajmit se reperi është tashmë në një lidhje, ishte vetë Stresi që e mohoi diçka të tillë.

Më pas, ai deklaroi se ajo foto ishte shaka.

Ditën e sotme, i ftuar në “Ftesë në 5”, Arkimed Lushaj tha se vajzën e ka punësuar për të qenë pjesë e një projekti muzikor dhe se shkrimi krahas fotos së publikuar ishte provokativ.

“Kjo është një këngë. Gabimi është vetëm imi. Kur shkrepëm foton, e hodha pa e menduar që do të bëhej kaq e madhe. Dikush mund ta ketë nxjerrë për t’i bërë keq vajzës. Nuk e njoh shumë, ka qenë atë ditë në videoklip. Edhe shkrimi im ishte pak provokativ”.

Ai u shpreh se aktualisht është ‘single’, por dëshira më e madhe është të bëhet prind.

“Unë jam single aktualisht. Bëj jetën time më së miri. Dëshira ime më e madhe është të bëhem baba. Dua tre fëmijë. Do të jem babai më i mirë në botë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.