No menu items!

Tha se keqpërdori 43 milionë për rrugën Prishtinë-Pejë, sa ishte kryeministër – Haradinaj i përgjigjet ministrit Murati me kundërakuza

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratë së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha në një konferencë për media se gjatë qeverisjes Haradinaj ka pasur keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.

Haradinaj akuzave të ministrit Murati, iu është përgjigjur me kundër-akuza.

Ai ka pyetur Muratin se pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë, ndërkaq ka hedhur akuza edhe për menaxhimin e pandemisë.

Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme”.

Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë?!

Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë!

Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!

 

Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor!

Ende nuk keni treguar pse e keni angazhu Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!?

Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij lista e përgjigjeve e sqarimeve që Murati duhet t’ia japë qytetarëve është shumë e gjatë.

“Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa! Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral”, u shpreh ai.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.