No menu items!

The Simpsons parashikuan ‘satelitin Albania’ në hapësirë!

Seriali i animuar amerikan The Simpsons, tanimë është bërë i njohur edhe për “parashikimet e mëdha botërore”.

Dhe në një rast të fundit, duket se aty është bërë edhe një parashikim që ka të bëjë me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë rreth dërgimit “të satelitit shqiptar në hapësirë”.
Në një nga episodet e tij, sipas një videoje të publikuar në internet, aty paraqitet një “spiun shqiptar”, i cili në një moment “komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare”.

Ndryshe, videoja është ritkthyer në vëmendje pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi në Kuvendin e Shqipërisë se brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë “Albania” dhe “Albania 2”.
Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, por kreu i qeverisë i vazhdoi fjalën e tij.

“… Do blejmë drona. Do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër – vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2…”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje.

Me këtë hap Shqipëria do të bëhej vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.