No menu items!

Themelorja refuzon padinë ndaj ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Përfaqësuesi i grupit “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se tash do të ankohet në Apel ndaj këtij vendimi.

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!” ka shkruar ai në Facebook.

Grupi “Asnjë cent më shumë” pati paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji lidhur me vendimin e tij, me të cilin është shtrenjtuar energjia elektrike për 16.1 për qind. Nëpërmjet padisë kërkohej anulimi i vendimit, pasi që është vlerësuar se ai është i kundërligjshëm.

Avokati i Popullit pati kërkuar ditë më parë nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të pezullojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës deri në përfundim të hetimeve mbi ankesat e shumta të qytetarëve, të cilat i ka pranuar ky institucion.

Sipas Avokatit të Popullit, vendimi për rritjen e tarifave është marrë në kohën kur ka boshllëk institucional.

ZRRE-ja më 16 prill ka marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë për 16.1 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Këtë e ka bërë me gjithë protestat e organizuara dhe thirrjet e adresuara nga qytetarët për të mos e ngritur çmimin e energjisë.

Ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, mundësinë për ngritjen e një padie të veçantë e kanë paralajmëruar edhe përfaqësues të bizneseve.

Tarifat e reja kanë hyrë në fuqi që nga 1 maji. Tarifa e lartë për konsumatorët shtëpiakë, të cilët shpenzojnë më pak se 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj, është rritur nga 7.79 centë në 9.05 centë për kilovat, ndërsa ajo e ulët nga 3.34 centë, është bërë 3.88 centë për kilovat.

Ditë më parë, në disa furra është shtrenjtuar çmimi i bukës teksa shtrenjtim ka pasur edhe për kafenë në disa kafene. Është paralajmëruar gjithashtu se shtrenjtimi do të ndodhë përsëri nga muaji maj, pasi që shtrenjtimi i rrymës të hyjë në fuqi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.