Rreth orës 20:00, në fshatin Dumnic të Podujevës ka ndodhur një konflikt, ku një i ri dyshohet se ka therur me thikë dy persona, baba e bir.
Sipas burimeve të “Raporto24”, konflikti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për një pronë – konkretisht për një arë proni e nje serbi.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat./Raporto24