No menu items!

Thumboi Arian Agushin, Fero befason me veprimin e fundit

Fero së fundmi pasi e mbylli me muzikën dhe iu përkushtua fesë u lakua edhe sa i përket disa komenteve mbi Arian Agushin.

Në një intervistë televizive, u tha që ish-reperi e ka thumbuar Gold AG-në.

I pyetur se çka mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të mirren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë.

Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që iu është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të mirret me muzikë.

Por duket se siç e mëson feja, akujt mes tyre janë shkrirë.

Një mesazh paqeje e vëllazërimi e ka dhënë sonte përmes një fotoje të përbashkët me një hoxhë të nderuar.

Krah Arianit, Fero është shprehur: ‘Me të vërtetë, të gjithë besimtarët janë vëllezër’ duke hedhur poshtë tensionin mes tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.