Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e të dielës ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’. Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.
“Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.