No menu items!

“Ti je për meme”, përplasje e ashpër mes Gjestit dhe Gertës: Ti nuk ke shpirt, e ke lënë në shtëpi

Gerta dhe Gjesti, dy nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albania, janë përfshirë sërish në një debat të ashpër brenda shtëpisë.

Gjatë një diskutimi, Gerta e ka sfiduar Gjestin me fjalët: “Ti je për meme”. Por, ai nuk e ka lënë pa përgjigje, duke u shprehur se pas daljes nga shtëpia do të shkruajë histori për veten e tij.

“Do shkruaj ‘kam nxjerrë këtë, kam nxjerrë atë’”, tha Gjesti, ndërsa Gerta vuri në dyshim motivet e tij, duke theksuar se BBV nuk është meme. Në kundërpërgjigje, Gjesti u shpreh se qëllimi i tij në këtë format është shumë më i madh se thjesht fama.

Në vijim të debatit, Gerta ka kërkuar një krahasim për veten, duke thënë: “Ke parë ndonjë mami me dy çuna kështu si mua ti?”. Ndërsa Gjesti, me ironi, i është përgjigjur: “Ti je yll moj”.

Nga ana tjetër, ai e ka akuzuar Gertën se nuk ka ndjenja: “Ti shpirt nuk ke, e ke lënë në shtëpi”. Por, Gerta ka reaguar duke thënë se është një person pa komplekse dhe mendjehapur, i cili nuk ka problem të shfaqë personalitetin e tij në çdo situatë

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.