No menu items!

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë transferimin e top yllit të Euro 2024 para se të jetë tepër vonë

Tifozët e Liverpoolit kanë identifikuar një lojtar nga Euro 2024 të cilin janë të etur për të transferuar pasi kanë parë paraqitjet e tij deri më tani në këtë garë.

Do të jetë një verë e ndryshimeve në “Anfield”, me një trajner të ri në krye të ekipit për herë të parë që nga viti 2015, teksa Arne Slot zëvendëson Jurgen Kloppin.

Shpresat që Liverpooli të fitojë katër trofe në sezonin e fundit të Klopp u shkatërruan në fazat e fundit të sezonit.

Humbjet ndaj Atalantës, Man United dhe Evertonin bën që Klopp të largohet nga klubi me vetëm Carabao Cup të fituar në sezonin e tij të fundit, por puna e tij gjatë viteve tashmë e ka siguruar trashëgiminë e tij.

Me situatat e pasigurta të kontratave të Mo Salah, Trent Alexander Arnold dhe Virgil Van Dijk, Slot duhet të veprojë me mençuri në tregun e transferimeve dhe tifozët e Liverpoolit mendojnë se kanë identifkuar një lojtar.

Riccardo Calafiori i Italisë ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar në Gjermani deri më tani, veçanërisht për tifozët anglezë që nuk kanë pasur mundësinë ta shohin më parë.

Mbrojtësi i Bolognas ishte i shkëlqyeshëm ndaj Shqipërisë dhe të njëjtën performancë e pati edhe ndaj Spanjës përkundër se shënoi autogol.

Një tifoz i Liverpoolit tha: Mund të luajë si mbrojtës i majtë po ashtu dhe të sulmojë. Ai është shumë i kompletuar.

Një tifoz tjetër tha: Do të doja ta shihja Calafiorin tek Liverpooli. Shkoni dhe merreni atë. Lojtar klasi pavarësisht autogolit.

Slot mund ta mendojë të njëjtën gjë pasi The Athletic ka raportuar këtë javë se Liverpooli ka kërkuar informacion për yllin e Italisë së bashku me disa ekipe tjera si Newcastle, Brighton dhe West Ham./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU