No menu items!

Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit dhe regjimit në Serbi, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

Në ndeshjen e mbrëmshme (e enjte) të xhiros së fundit të Euroligës mes Partizanit dhe Real Madridit në Beograd, fyerje të rënda ka pësuar përfaqësuesi i Bosnje-Hercegovinës, Dzanan Musa, por nuk ishte i vetmi që u ofendua nga tifozët e Partizanit.

Përkatësisht, Arena e mbushur plot në Beograd në një moment ishte duke bubulluar nga një këngë e fansave që fyente presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq, pe*eri”, dëgjoheshin duke kënduar tifozët Grobari dhe video u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale.

Kështu tifozët e Partizanit për të disatën herë i kanë dërguar një mesazh Vuçiqit, me të cilin prej vitesh janë “në luftë”.

Vlen te theksohet se presidenti i Serbisë është tash e disa muaj është cak i protestave të mëdha të studentëve, të cilët kërkojnë largimin e tij.

Në anën tjetër, mbrëmë në Beograd, Real Madridi fitoi në sekondat e fundit me rezultat 91:89.

Ndeshja u transmetua në Arena Sport dhe gjatë transmetimit shikuesit pranë ekranit të TV nuk mund të dëgjonin zërin nga salla kur u dëgjuan thirrjet e lartpërmendura në Arenë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.