Teksa na ndajnë vetëm disa minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe, tifozët kanë shfaqur një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit.
Atmosferë festive po mbizotëron në shkallët e stadiumit “Air Albania” teksa të gjithë tifozët në stadium janë përgatitur që të festojnë kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria synon që këtë fushatë kualifikuese ta përmbyll si lidere e grupit andaj për të realizuar këtë qëllim, kuqezinjve iu duhet të paktën një pikë në këtë takim.
Interesimi për këtë ndeshje ka qenë mjaft i madh me tifozët që ishin mbledhur para stadiumit gjatë ditës duke i dhënë Tiranës një ngjyrë tjetër me flamuj dhe simbole kombëtare./Telegrafi/