No menu items!

TikTokeri më i ndjekur në botë, Khaby Lame arrestohet nga autoritetet amerikane

TikTokeri më i ndjekur në botë, Khaby Lame, është ndaluar nga autoritetet amerikane të imigracionit në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas më 6 qershor, për shkelje të rregullave të qëndrimit në SHBA.

Sipas deklaratës zyrtare të Agjencisë Amerikane të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Lame, një shtetas italian 25-vjeçar me emrin e plotë Seringe Khabane Lame, kishte hyrë në territorin amerikan më 30 prill, por kishte tejkaluar afatin e vizës së tij. Arrestimi ndodhi të premten dhe ai u lirua më vonë po atë ditë

Khaby Lame është një figurë shumë e njohur në rrjetet sociale, me mbi 162 milionë ndjekës në TikTok.

Ai është gjithashtu ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it. Pas incidentit, u konfirmua se ai është larguar nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse ai nuk reagoi menjëherë publikisht lidhur me ndalimin – duke qëndruar i heshtur deri të shtunën pasdite

Lame u bë i famshëm në mbarë botën për videot e tij të heshtura dhe komike në TikTok, ku tallet me videot “life hack” të komplikuara duke i thjeshtuar në mënyrë ironike, me një gjest të tij të njohur – duart e hapura dhe një shprehje fytyre e qartë dhe mosbesuese. Kjo formulë e bëri atë një fenomen ndërkombëtar.

Ai nisi të krijonte këtë përmbajtje në vitin 2020, gjatë pandemisë, pasi humbi punën si mekanik në një fabrikë në Chivasso, pranë Torinos, ku jetonte me familjen.

Që atëherë, fama e tij është rritur me shpejtësi, duke i sjellë rreth 16.5 milionë dollarë (afërsisht 15.2 milionë euro) përmes kontratave me marka të mëdha vetëm midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2023, sipas Forbes.

Pavarësisht incidentit të fundit me autoritetet e imigracionit, Lame mbetet një nga figurat më me ndikim në botën e mediave sociale. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.