No menu items!

Toka “e padobishme” dhe “e ngrirë” që SHBA-ja e bleu nga rusët

Me qëllim të ndalimit të përpjekjeve ruse për të zgjeruar tregtinë në brigjet e Paqësorit të Amerikës së Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kishin marrë vendim ta blinin shtetin e Alaskës nga Perandoria ruse. Iniciativa nisi më 30 mars 1867, dhe kjo tokë “e ngrirë” kishte koston hiç më shumë se 7.2 milionë dollarë. Traktati i negociuar dhe i nënshkruar nga sekretari i Shtetit, William Seward dhe ministri rus, Edouard de Stoeckl.

Rusia asokohe kishte krijuar një prani në Amerikën e Veriut gjatë gjysmës së parë të shekullit 18-të, megjithatë, pak rusë ishin vendosur zyrtarisht ndonjëherë në Alaskë. Pas luftimeve në Krime, Aleksandri II, Car rus, duke parë frikën që nuk po mund t’i mbante në zotërim tokat e veta, i kërcënuar nga Britania e Madhe, vendosi t’i gjente blerës Alaskës. Këtë e shfrytëzoi Amerika gjegjësisht presidenti Andrew Johnson. Reagimi për blerjen e Alaskës ishin pozitive, pasi shumë thanë se zotërimi i kësaj cope toke, do shërbente si bazë për të zgjeruar tregtinë amerikane në Azi. Pati edhe nga ata që e cilësuan si shpenzime koti, për një tokë të padobishme.

Më 18 tetor janë bërë 154 vjet nga përfundimi i negociatave dhe blerja zyrtare e Alaskës.

Në matjet e 2019-s, në Alaskë jetojnë aktualisht 731.545 persona. Njihet për temperaturat e ulëta, minierat e arit dhe hekurudhat e gjata.

https://www.koha.net/lemsh/293656/toka-e-padobishme-dhe-e-ngrire-qe-shba-ja-e-bleu-nga-ruset/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.