No menu items!

Tornado godet Tennesse në SHBA, humbin jetën gjashtë persona – dhjetëra tjerë lëndohen

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë lënduar, pasi një tornado goditi Nashville në Tennesee, SHBA, raporton NBC News.

Në mesin e të vdekurve në Clarksville janë dy persona të rritur dhe një fëmijë, thuhet në kumtesën e Michelle Newell, zëdhënëses së qarkut Montgomery, në afërsi të qytetit që u godit nga tornadoja, transmeton Telegrafi.

23 persona tjerë nga Clarksville janë dërguar në spital për trajtim, pasi ishin lënduar, e zyra për situata të jashtëzakonshme në Neshville ka njoftuar se tre persona tjerë humbën jetën në Nesbitt Lane.

Gjithashtu u raportua “për dëme të mëdha materiale” në atë rajon, e nga kjo zyrë i është bërë thirrje banorëve që të shmangin qëndrimin pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë.

Kryebashkiaku i Nashville, Freddie O’Connell ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë thirrje për evakuim nga zonat e goditura rëndë.  /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.