Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar Sali Zybës së Vetëvendosjes, duke deklaruar se do të “ndjekin rrugët ligjore për shpifjet e tij”, pasi Zyba tha se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Serbe.
Behrami e ka quajtur Zyben “aksident politik”.
“Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Behrami.
Reagimi i tij i plotë:
Sa herë që thesi i rrenave u harxhohet, i kthehen Serbisë, Radojçiqit dhe Listës Serbe, të cilat e mbajnë Kurtin dhe VV-në politikisht gjallë.
Sa herë që Kurti e humb betejën me popullin, përmes Dejonës, e ndërsyn tipin e Zybës, të cilin e ka bërë deputet me qykë të zorit për ta mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim të vazhdueshëm.
Por, për shpifjet e Zybës do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, derisa demokracia do të triumfojë mbi tundimet autokrate të Kurtit.
Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë.
Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe.
Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës.
Sali Zyba akuzon PDK-në: I çuan tortë deputetit të Listës Serbe në seancë parlamentare