Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Montrealit, Kanada, ku një nënë 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë private.
Viktimat janë identifikuar si Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i vogël, Eloni.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën e shtëpisë ku jetonte familja, ndërsa e ëma ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.
Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e nënës dhe fëmijës në vendin e ngjarjes.
Tragjedia ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Kanada, por edhe qytetin e Deçanit.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj në një postim të tij.