No menu items!

Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima e ka marrë dhe ka shkrepë në drejtim të vetës së tij.

Shaqir Bytyqi zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Express se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Konfirmimi i plotë i policisë:

Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë-  viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së  tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.