No menu items!

Tragjedi në Suharekë, një person humb jetën mes flakëve në veturë

Një ngjarje tragjike është shënuar të dielën pasdite në fshatin Leshan të Komunës së Suharekës, ku një veturë është kapluar nga flakët në një zonë të njohur si “Tuma”, ndërsa brenda saj është gjetur një person i pajetë, i djegur tërësisht.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shyqyr Bytyqi, njoftoi se Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë nga një qytetar i cili ka raportuar për zjarrin dhe praninë e një personi brenda automjetit.

Bytyqi, bëri të ditur se viktima dyshohet të jetë M.G., mashkull 82-vjeçar, i cili ishte brenda automjetit të tij në momentin kur ai u përfshi nga zjarri.

Trupi i viktimës është gjetur plotësisht i djegur, ashtu si edhe vetura.

“Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin  se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një vetur dhe mbrenda veturës gjindet një person i mbuluar nga flaket e zjarrit.

Patrulla policore  menjëher ka shkuar në vend të ngjarjes si dhe janë informuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rastin si: Zjarrfikësit, Emergjenca,  Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Suharekës dhe Sektori Rajonal i Hetimeve si dhe eksperti i zjarrëve.

Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi  M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte mbrenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur mbrenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.