No menu items!

Tragjike në Itali – 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

30-vjeçarja rumune, Denisa Maria Antas Pon, e cila ishte zhdukur prej disa kohësh, pati një fund dramatik në Itali, pasi trupi i saj u gjet i prerë në një valixhe të hedhur pranë një shtëpie të braktisur në fermë.

30-vjeçarja, e cila punonte si eskortë luksoze, ishte zhdukur më 15 maj në qytetin e Pratos, ku ajo kishte shkuar të takonte klientë.

Pas zbulimit të tmerrshëm, policia arrestoi 32-vjeçarin rumun Vasile Frumouzache, i cili rrëfeu vrasjen.

Policia e gjurmoi 32-vjeçarin pasi zbuloi se ai kishte folur me 30-vjeçaren në telefon natën kur ajo u zhduk.

Pamjet e kamerave të sigurisë kapën një burrë që mbërriti në dhomën e hotelit ku po qëndronte Antas pak para orës 23:00, duke qëndruar brenda për 2 orë e 15 minuta dhe duke u larguar me një valixhe të bardhë që i përkiste 30-vjeçares.

“E vrava sepse po më shantazhonte”

Pas arrestimit të tij, Frumusake pretendoi se ajo po e shantazhonte, prandaj e vrau. Sipas Daily Mail, Frumusake, i cili punonte si roje sigurie dhe ishte baba i dy fëmijëve, tha gjithashtu se ishte takuar me Antas në një aplikacion takimesh përpara se ta vizitonte në hotelin ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas 32-vjeçarit, kur i tha eskortës 30-vjeçare se ishte i martuar, ajo e kërcënoi se do të kontaktonte gruan e tij dhe i kërkoi 10 mijë euro “në këmbim të heshtjes së saj”.

Siç dyshohet se ia përshkroi ai policisë, ai më pas e i mori jetën 30-vjeçares, i preu kokën me thikë, e futi trupin e saj pa kokë në një qese plehrash dhe sendet e saj në një valixhe. Të nesërmen, tha ai, e dogji kokën në një kopsht.

Të afërmit e 30-vjeçares deklarojnë për mediat italiane se disa orë para zhdukjes së saj, ajo u kishte përcjellë atyre frikën e saj se do të vritej.

Megjithatë, në komunikimin e saj të fundit me nënën e saj, 30-vjeçarja i tha: “Për hirin tënd, mami, jam mirë, do të shihemi në shtëpi të shtunën”./TCh/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.