No menu items!

Tre të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë – Pejë

Tre persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë Arlinda Rexhepi e cila ka thënë se të përfshira kanë qenë një veturë dhe një autobus.

“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse, ka shtuar më tutje Rexhepi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU