Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot në fshatin fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ku janë përfshirë dy makina.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Maxhunaj, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar”- ka thënë Zahiti.