Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një shpërthim që ka ndodhur sot në një shtëpi në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi nga bombola e gazit.
Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës, tha për Gazetën Express, se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital ndërsa policia po merret me rastin.
Konfirmimi i tij i plotë:
Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes.