Tregjet financiare globale po përballen me pasiguri, ndërsa investitorët po analizojnë vendimet e bankave qendrore dhe zhvillimet e reja ekonomike. Vëmendja kryesore është te politikat e Rezervës Federale të SHBA-së, pasi pritjet për ndryshime të normave të interesit kanë ndikuar në lëvizjet e tregjeve.
Dollari amerikan është forcuar, ndërsa tregjet po reagojnë ndaj sinjaleve për një qasje më të ashpër ndaj inflacionit. Investitorët po përgatiten për më shumë luhatje, pasi vendimet mbi interesat mund të ndikojnë në aksione, valuta dhe ekonominë globale.shkrusn Reuters trasmeton Raporto24
Sipas Reuters, bursat në disa vende kanë shënuar lëvizje të ndryshme, me investitorët që po ndjekin nga afër edhe çmimet e naftës dhe zhvillimet ndërkombëtare që mund të ndikojnë në rritjen ekonomike/Raporto24/


