No menu items!

“Treguam se çfarë lloj skuadre jemi”, Luis Enrique për fitoren ndaj Arsenalit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis EnriqueLuis Enrique, e ka lavdëruar ekipin e tij për performancën e shkëlqyer pas fitores 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve .

Enrique theksoi se pavarësisht epërsisë së ngushtë, ndeshja e kthimit do të jetë vendimtare në përcaktimin e rezultatit

Mbetet ndeshja e dytë, e cila do të jetë emocionuese. Me golin në minutën e katërt, treguam se çfarë lloj skuadre jemi, çfarë lloj lojtarësh kemi, çfarë lloj personaliteti kemi dhe çfarë lloj futbolli duam të luajmë”, ka thënë fillimisht Enrique.

Spanjolli theksoi besimin dhe qetësinë shpirtërore që goli i hershëm i dha ekipit të tij, duke i lejuar ata të luanin sipas pikave të tyre të forta.

Enrique gjithashtu përgëzoi urinë dhe vendosmërinë e ekipit të tij, duke thënë se ata do të “luftojnë deri në fund”.

Megjithatë, ai mbeti i kujdesshëm, duke vënë në dukje se një moment i vetëm mungesë vëmendjeje mund ta ndryshonte rezultatin.Është një rezultat i shkëlqyer, por ka mbetur ende ndeshja e dytë dhe një gol mund të shënohet në një moment mungesë vëmendjeje”, përfundoi trajneri i PSG-së.

PSG do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, e cila është planifikuar të zhvillohet më 7 maj në Parc des Princes. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.