No menu items!

Tronditëse! Iu nënshtrua një operacioni në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Camilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju

Klubi i tij, San Telmo, konfirmoi lajmin e dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se lojtari po i nënshtrohej një operacioni rutinë në Clínica Espora në Adrogué, Buenos Aires. Ndërhyrja kishte për qëllim trajtimin e dëmtimeve në menisk dhe ligamentin e kryqëzuar, procedurë kjo e zakonshme për sportistët.

Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë

Në një deklaratë zyrtare, San Telmo u shpreh: “SAN TELMO NË ZI. Me hidhërim të thellë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Camilo Ernesto Nuin, një lojtar nga Divizionet tona të të Rinjve dhe ekipi rezervë. Klubi do të qëndrojë i mbyllur gjatë ditës në shenjë zie. Ne qëndrojmë pranë familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në këtë moment të vështirë.”

Camilo Nuin ishte pjesë e San Telmo që nga viti 2022, ndërsa më parë kishte kaluar në akademitë e Boca Juniors dhe Independiente, ku kishte grumbulluar mbi 80 paraqitje me ekipet e të rinjve.

Homazhe për të kanë ardhur edhe nga Shoqata e Futbollit Argjentinas (AFA), e cila përmes një deklarate tha: “Shoqata e Futbollit Argjentinas, nëpërmjet presidentit të saj Claudio Tapia dhe komitetit ekzekutiv, shpreh hidhërimin e saj për vdekjen e Camilo Nuin dhe i shpreh ngushëllimet familjes së lojtarit.”

San Telmo, klub me seli në Buenos Aires, garon në divizionin e dytë të futbollit argjentinas.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.