No menu items!

Tronditet Barcelona: Përfundon sezoni për Gavin, kaq muaj do të mungojë spanjolli

Barcelona ka marrë një tronditje ditën e sotme pasi u njoftua për shkallën e lëndimit të mesfushorit të tyre, Gavi.

Siç raporton gazetari i famshëm, Fabrizio Romano, Gavi tashmë ka humbur sezonin.

Gavi raportohet se ka këputur ACL-në dhe është prekur edhe menisku i gjurit, ku do të mungojë 7-9 muaj.

Gavi u detyrua të largohej në pjesën e parë të ndeshjes së së dielës me Gjeorgjinë dhe dukej se kishte dhimbje të vërteta teksa doli nga fusha.

Pas ndeshjes reagoi edhe trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente i cili përkundër fitores tha se pas lëndimit të Gavit u duk sikur ata humbën.

“Në dhomën e zhveshjes, duket sikur humbëm. Jemi të shkatërruar, lëndimi i Gavi është i rëndë dhe është moment i vështirë për të gjithë ne. Ishte një aksident dhe një fatkeqësi, por Gavi ishte i aftë për të luajtur, si gjithë të tjerët”, deklaroi ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.