No menu items!

Trotuari në Veternik i dëmtuar dhe i rrezikshëm për kalimtarët – Komuna e Prishtinës hesht

Rruga për këmbësorë në lagjen Veternik, përskaj hyrjes në Prishtinë, është në gjendje të mjerueshme për shkak të kanalizimeve të prishura dhe mungesës së mirëmbajtjes. Ndonëse për ata që hyjnë në Prishtinë me veturë, kjo zonë ofron një pamje të rregullt, gjendja ndryshon krejtësisht për ata që udhëtojnë në këmbë,shkruan Raporto24
Nxënëse detyrohet të kalojë mbi ujëra të zeza në Veternik

Trotuari është i mbushur me ujëra të zeza, mbeturina dhe bar të rritur. Era e kanalizimit është e rëndë, ndërsa uji i ndotur që rrjedh përgjatë rrugës e bën të vështirë dhe të rrezikshme lëvizjen për këmbësorët, veçanërisht gjatë nates.

Pamjet te xhiruar  nga Raporto24 tregojnë qartë se kjo pjesë është lënë në harresë prej vitesh nga ana e Komunës së Prishtinës, pa asnjë përpjekje për përmirësim apo pastrim të zonës/Raporto24

2023👇

E rrezishme të kalohet këmbë trotuari në Veternik (Video)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.