No menu items!

Trump: Irani dhe Izraeli erdhën tek unë pothuajse në të njëjtën kohë, vet më kërkuan paqe

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të re në platformën e tij Truth Social, duke thënë se Irani dhe Izraeli i janë drejtuar atij njëkohësisht me kërkesën për paqe.
Israeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse në të njëjtën kohë, dhe thanë: ‘PAQE!’ E dija që koha ishte TANI. Bota, dhe Lindja e Mesme, janë fituesit e vërtetë! Të dyja kombet do të përjetojnë DASHURI, PAQE DHE BEGATI të jashtëzakonshme në të ardhmen. Ata kanë shumë për të fituar, por edhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e DREJTËSISË dhe SË VËRTETËS,” shkroi Trump.

Ai shtoi gjithashtu se e ardhmja e Iranit dhe Izraelit është e pakufishme dhe plot me premtime të mëdha. “ZOTI JU BEKOFTË TË DYVE!”, përfundoi ai.

Deklarata vjen mes raportimeve për një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve, ku Teherani fillimisht e ka mohuar ekzistencën e saj, ndërsa media shtetërore iraniane pretendon të kundërtën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.