No menu items!

Trump: Mund të takohem me Iranin pas sulmeve izraelite

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka shprehur dëshirën për një takim dhe se ai “mund ta pranojë”, ndërsa po përgatitet të zhvillojë një mbledhje në Dhomën e Situatave në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump i përshkroi sulmet izraelite ndaj Iranit si “shkatërruese”.

“Është një gjë e tmerrshme,” u shpreh ai. “Më dhemb kur shoh gjithë atë vdekje, aq shumë vdekje dhe shkatërrim”.

Ai shtoi se Izraeli po i zhvillon me sukses sulmet që synojnë shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe vlerësoi se para nisjes së sulmeve, Irani ndodhej vetëm disa javë larg përftimit të një arme bërthamore.

Trump tha gjithashtu se ka “disa ide për çfarë të bëjë më tej”, por shtoi: “Më pëlqen të marr vendimin përfundimtar vetëm një sekondë para se të jetë e nevojshme”.

Ai përfundoi duke theksuar se mbështetësit e tij nuk duan të shohin Iranin të pajiset me armë bërthamore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.