Trump: Mund t’i godisnim liderët iranianë, por nuk do ta bëjmë për të ruajtur negociatat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka mundësi të godasë liderët iranianë që ndodhen në ceremoninë mortore të Ali Khameneit, por theksoi se një veprim i tillë nuk do të ndërmerret për të mos rrezikuar dialogun me Teheranin.

Në një intervistë për Axios, Trump tha se pothuajse e gjithë udhëheqja iraniane ndodhet në varrim, por sipas tij, një sulm do të eliminonte çdo mundësi për negociata.

Presidenti amerikan foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke bërë të ditur se ky i fundit ka kërkuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, i cili mund të zhvillohet javën e ardhshme, megjithëse data ende nuk është konfirmuar.

Sipas burimeve izraelite, takimi mund të shtyhet për shkak të agjendës, ndërsa në fokus pritet të jenë zhvillimet në Lindjen e Mesme, programi bërthamor i Iranit dhe bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Izraelit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU