No menu items!

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas bisedës telefonike dy-orëshe që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump deklaroi se telefonata shkoi “shumë mirë” dhe se pret që Rusia dhe Ukraina të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim.

Sipas Trump, arritja e një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftimeve do të varet nga vetë palët ndërluftuese.

“Kushtet për një armëpushim do të jenë një negociatë midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse ata i dinë detajet e një marrëveshjeje për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni,” shkroi ai.

Trump vlerësoi gjithashtu atmosferën e bisedës me liderin rus.

“Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thosha që tani”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.