No menu items!

Trump publikon mesazh përgëzimi nga Rutte: Askush s’guxoi të bënte çfarë bëre ti në Iran

Gjatë udhëtimit për në Hagë, presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një mesazh që supozohet të jetë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili e përgëzon Trumpin për çështjen Izrael-Iran.

Në mesazhin e treguar, Rutte e përgëzon Trumpin për “veprimin vendimtar në Iran” që sipas tij ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte.”

Më tej, në mesazh thuhet seTrump po “fluturon drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë”, dhe shtohet: “Nuk ishte e lehtë, por i kemi të gjithë të nënshkruar për 5 për qind!”

Në pjesën më interesante të mesazhit, duket se Rutte i ka shkruar Trumpit këto fjalë:

“Donald, ti na ke çuar drejt një momenti vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën dhe Evropën – dhe për botën. Do të arrish diçka që ASNJË president amerikan s’e ka arritur dot prej dekadash.”

Ndërkohë në një postim tjetër, Trump ka bërë një krahasim të situatave, me fjalët: “Duke u nisur për në NATO ku, në rastin më të keq, do të jetë një periudhë shumë më e qetë se ajo që sapo kalova me Izraelin dhe Iranin. Mezi pres të takoj të gjithë miqtë e mi shumë të mirë evropianë, dhe të tjerët. Shpresoj që të arrihet shumë!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.