No menu items!

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dhënë ultimatum presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për “ringjalljen” e marrëveshjes për mineralet e rralla.

Bëhet e ditur se deklarata e Trumpit për ringjalljen e marrëveshjes për mineralet e rralla vjen pasi tensionet mes tij dhe Zelenskyt janë rritur dhe pasi SHBA-ja dhe Rusia zhvilluan bisedime paqeje pa Ukrainën në Arabinë Saudite dhe Trump e quajti Zelenskyn diktator.

Shtytja për një marrëveshje për të cilën Ukraina mund të mos pranojë mund të vonojë përparimin e negociatave të paqes, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se do ta ringjall atë. E dini, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë do ta ringjall atë ose Zelensky mund të mos jetë më shumë i lumtur”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se SHBA-të “po ia dalin shumë mirë me Rusinë”, duke shtuar se mund të arrihet një marrëveshje me Moskën për të “ndaluar vrasjen e miliona njerëzve të tjerë potencialisht.

Ndryshe, kjo deklaratë vjen pasi Zelensky hodhi poshtë marrëveshjen, e cila kërkonte t’u jepte kompanive amerikane 50 për qind të pronësisë së depozitave të mineraleve të rralla të Ukrainës.

Trump kohët e fundit kishte shtyrë marrëveshjen dhe më parë kishte deklaruar se ai dëshiron “ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve minerale të rralla” në këmbim të ofrimit të vazhdueshëm të ndihmës nga SHBA.

Presidenti ukrainas e hodhi poshtë marrëveshjen sepse ai argumentoi se ajo “nuk është gati ta mbrojë interesin e Ukrainës”, duke mos i dhënë asnjë garanci sigurie.

Zelensky që atëherë ka udhëzuar ekipin e tij që të punojë në hartimin e një kundërpropozimi ndaj marrëveshjes së Trumpit që përfshin garanci të qarta sigurie, duke lejuar ende qasjen e SHBA-së në depozitat e saj minerale. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.