Të premten, më 9 maj, në ora 11:00, në Prishtinë do të organizohet një tubim përkujtimor me rastin e 27-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazim Malaj. Ceremonia do të mbahet te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania.
Në kuadër të përvjetorit, të dielën më 11 maj, do të mbahet edhe manifestimi tradicional “Shtegu i Lirisë – Mërgimi”, një marshim simbolik që nderon rrugëtimin dhe sakrificën për liri,shkruan Raporto24
Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një figurë kyçe në organizimin dhe përhapjen e rezistencës kundër okupimit serb./Raporto24/