No menu items!

Tuna rrëfehet për periudhën më të vështirë të jetës: Brenda një jave nëna me kancer, babai pësoi infarkt dhe unë shtatzënë

Tuna ka rrëfyer një anë të panjohur të jetës së saj duke folur për herë të parë për një periudhë shumë të vështirë për të. Në një intervistë për emisionin “The Dalina Show”, Tuna ndau vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së saj të dytë, kohë kur prindërit e saj u përballën me probleme të rënda shëndetësore.

“Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, -u shpreh ajo.

Pas ndarjes, ajo u rikthye për të jetuar në Shkup.

“Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur. Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

Tuna zbuloi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infarkt. Në të njëjtën kohë, ajo mësoi se ishte në pritje të djalit të saj të dytë, Zen.

“Prandaj Zeni, është Zen! Sepse ishte lufta ime për qetësi, për balancë – që ta mbaja shpirtin tim të qëndrueshëm dhe ta përgatisja veten për rolin e ri si një nënë e vetme”, -tha këngëtarja.

Ajo u shpreh se në atë periudhë, divorcin kaloi në plan të dytë, pasi përballë kishte beteja shumë më të mëdha.

“Ishte aq shumë për të përballuar, saqë thjesht divorcin e lashë anash. Nuk ishte më prioritet, sepse familja ime kishte nevojë për mua, dhe unë duhej të isha e fortë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.