No menu items!

“Turp të bësh reklame me dele. Vetëm tre fermerë kanë fituar grante”, ish-kandidati për deputet i reagon Pecit

Ish-kandati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Hoxha, e ka quajtur “të turpshme”, siç tha ai, “pozimin” e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili këtë të shtune bëri një vizitë në një fermë në fshatin Bellorad të Komunës së Dragashit, raporton Insajderi.

Hoxha e quajtu “turpe të pozohesh e bësh reklam me dele” derisa Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Peci “ka ndarë vetë tre grante për fermerë të deleve”.

Kushtet e mjerueshme në ferma të deleve, fermerët delet i mbajnë në serra najloni. Ministria që udhëhiqni ju vetëm tre fermerëve të deleve u ka ndarë grante. Turp të pozohesh e të bësh reklamë me dele”, ka shkruar pjesëtari i Nismës.

Këtë të shtune Ministri Faton Peci, ndau disa fotografi të vizitës së tij në një fermë në fshatin Bellograd të Dragashit, ku lavdëroi punën e fermerëve.

“Këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, do të përkujdesemi që të rrisim fondin blegtoral pasi që është tejet e rëndësishme që tregu vendor të dominohet me qumësht e mish cilësor, nga bagëtitë e kontrolluara vendase”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.