No menu items!

Turqia prezanton “bishën e rrugës”, njihuni me Togg T10F

Një nga aktivitetet më të mëdha teknologjike, ku gjigandët e automjeteve prezantojnë çdo vit “bishat” e tyre është zhvilluar në Las Vegas, SHBA, Show Consumer Electronics (CES).

Ajo që ra më shumë në sy ishte makina turke “TOGG”, me modelin e saj të ri T10F, e cila pritet të hidhet në qarkullim në vitin 2025 dhe do të ofrojë një mbulim prej 600 kilometrash me një karikim të plotë.

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Togg, Gürcan Karakaş, në fjalimin e tij në prezantimin e hapjes në stendën e Togg, tha se, pajisja e tyre e dytë inteligjente, Togg T10F, kap shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 4.6 sekonda.

I projektuar për të marrë “5 yje” në të gjitha testet e programit Euro NCAP, T10F do të sigurojë drejtimin e sigurt në të gjitha kushtet e rrugës me 7 air-bag-ët e tij dhe infrastrukturën e qëndrueshme dhe solide.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.