Turqia vendos një rekord negativ në Kupën e Botës

Turqia ka vendosur një rekord negativ në Kupën e Botës 2026.

Përveç eliminimit, me dy humbje në dy ndeshjet e para, kombëtarja turke do të mbahet mend si skuadra e cila nuk ka arritur të shënoj gol,

Sipas statistikave, Turqia ka bërë plot 62 gjuajtje, në dy ndeshje por nuk ka gjetur rrugën e golit, 30 ndaj Australisë dhe 32 gjuajtje ndaj Paraguait.

Asnjë ekip që kur filluan rekordet në vitin 1966 nuk ka tentuar më shumë gjuajtje në dy ndeshje të Kupës së Botës pa shënuar gol./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU