Prishtinë – Një sasi e madhe tymi të zi është parë duke dalë nga blloku i Kosovës në termocentralet në Obiliq, duke alarmuar qytetarët për ndotjen e ajrit.
Ish-diplomati dhe analisti Avni Arifi ka reaguar ashpër, duke thënë se “duhet të arrestohet kushdo që ka lejuar lëshimin e bllokut pa filtrat e ajrit”. Ai paralajmëroi për pasoja serioze shëndetësore dhe mjedisore.
“Ky është krim ndaj shëndetit publik. Nuk mund të lihet kështu, dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Arifi./Raporto24/