No menu items!

U arratis nga Afganistani, artistja e njohur publikon pamjet nga aeroplani dhe tregon si ndihet

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed  është një nga mijëra personat që u arritisën nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u largua para pak ditësh me avionin e Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Krahas fotos, ku shfaqej pa make up dhe me maskë, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit për vendimin e saj.

“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve”, ka shkruar artistja në një postim në rrjetet sociale.

Këngëtarja shkoi në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Së fundmi Aryana ndau në rrjetin social “Instagram” një video teksa flinte në avion.

“Jam mirë dhe gjallë dhe jam duke pritur për fluturimin tim përfundimtar për në Stamboll,” shkroi 36-vjeçarja, duke njoftuar fansat e saj.

http://

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.