No menu items!

U fjalosën në fushë gjatë finales së Euro 2024, zbulohen arsyet që çuan në ndarjen e Alvaro Moratas me Alice Campello

Një debat në fushës pas fitores së Spanjës në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë, thuhet se shkaktoi ndarjen mes Alvaro Morata-s dhe gruas së tij, sipas një raportimi.

Morata dhe Alice Campello u ndanë në mes të muajit gusht pas shtatë vjetësh martesë, kohë gjatë së cilës bënë katër fëmijë së bashku, shkruan DailyMail.

Përkundër kësaj, ata kanë deklaruar se ende e duan njëri-tjetrin, dhe kanë mohuar çdo thashethem për arsyen e ndarjes, pasi Morata u akuzua se ishte parë në fotografi eksplicite me një grua tjetër.

Foto: Alvaro Morata / Instagram

Por, tani po raportohet se dyshja janë fjalosur në fushë pas përfundimit të ndeshjes Spanjë-Angli, dhe gjërat devijuan me shpejtësi.

Alice raportohet se dëshironte që vetëm ajo, fëmijët dhe miqtë e saj të ishin në fushë për të festuar me Morata-n dhe nuk donte që prindërit apo familja e kapitenit të Spanjës të ishin të pranishëm, gjë që çoi në prishje të marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.