No menu items!

U kritikua për keq-menaxhim të pandemisë, Gërvalla i del në krah ministrit të Shëndetësisë: E heq kapelen para Arben Vitisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi deputeti i Listës “Guxo”, ku bënë pjesë edhe Gërvalla, ka kritikuar ashpër çasjen e tij ndaj pandemisë, duke kërkuar edhe dorëheqje.

Përkundër që sot u konfirmuan 18 vdekje dhe rreth 2300 raste të reja me COVID-19, Gërvalla ka përgëzuar Vitinë për punën që po bënë për pandeminë.“Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia. Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, shkroi Gërvalla.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.