No menu items!

U kritikua për muzikën, flet Fero, ankohet sërish për vajzën

Font ResizerAa

Privebruto > Blog > Yjet > U kritikua për muzikën, flet Fero, ankohet sërish për vajzën

Yjet

U kritikua për muzikën, flet Fero, ankohet sërish për vajzën

Written by:PriveLast updated: 28 Mars, 2025

Reperi i njohur nga Fero ka shpërthyer në rrjete sociale me një seri postimesh emocionale ku denoncon mungesën e të drejtës për të parë vajzën e tij, Ninën, duke e quajtur situatën që po kalon “një padrejtësi të rëndë”.

Në një reagim të ndarë në katër pjesë në Instagram, ai shpreh zhgënjimin ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë dhe ndjesinë e pafuqisë përballë mungesës së kontaktit me fëmijën e tij.

> “Kam bërë shumë përpjekje… vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd,” shkruan ai në pjesën e parë të deklaratës së tij publike.

Fero kritikon gjykatat që sipas tij “kanë dështuar të marrin masa ndaj shkeljeve të vendimeve të tyre” dhe shprehet se drejtësia në Kosovë “funksionon vetëm për ata që kanë para”. Ai bën të ditur se tani është përfaqësuar nga avokatja Bedrije Rexhepi, ndërsa akuzon edhe ndikimin politik, duke përmendur “motrën e presidentes” si pjesë të palës tjetër në procesin ligjor, të cilën e quan faktor në shtrembërimin e drejtësisë në këtë çështje.

> “Unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time,” thekson ai.

Në pjesën e tretë, Fero ndalet edhe tek rikthimi i tij në muzikë, i cili ka qenë temë diskutimi në rrjete sociale. Ai sqaron se nuk i detyrohet askujt llogari për zgjedhjet e tij personale, duke shtuar se vendimet e tij janë në përputhje me besimin që ai ndjek.

> “Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim,” shkruan ai, duke theksuar se përgjegjësinë e ka vetëm para Krijuesit të tij.

Në mesazhin përmbyllës, Fero shpreh bindjen se e vërteta një ditë do të dalë në dritë, dhe se muzika e tij do të mbërrijë në veshët e vajzës së tij, për t’i treguar asaj se kush kishte të drejtë.“Të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur është vetëm Zoti i Lartësuar,” përfundon ai, duke falënderuar publikun që ka qëndruar pranë tij në këtë periudhë të vështirë. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.