Mbrëmjen e së shtunës, në “Post Big Brother VIP Albania”, Egli Tako vendosi të sqarojë publikisht lajmet që qarkullonin në rrjet për marrëdhënien e saj me Blerinën, motrën e Gjestit.
Në javët e fundit, shumë fansa vunë re se Egli dhe Blerina nuk ndiqeshin më në Instagram, çka ndezi aludimet për një ftohje mes tyre. Por gjatë intervistës në studio, Egli hodhi poshtë këto spekulime, duke sqaruar se gjithçka ishte një keqkuptim teknik.
“Profili im menaxhohet edhe nga njerëz të tjerë që merren me rrjetet sociale. Është bërë ‘unfollow’ automatikisht për ata që nuk më kishin ndjekur më parë”, tha ajo.
I pyetur nga Ledioni nëse Blerina nuk e kishte ndjekur, Egli u përgjigj qartë: “Jo, nuk më kishte.” Në lidhje me arsyet, ajo shtoi se nuk mund të jepte një shpjegim, pasi Blerina nuk ndodhej aty për ta diskutuar.