No menu items!

U qëllua me armë zjarri, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana misterioze, në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza në Itali.

Sipas mediave vendase, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.

Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes. Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.