No menu items!

U qëllua me armë zjarri, ky është personi që mbeti i plagosur në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast të plagosjes që ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, teksa burimet kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në lokalin ‘Exit’.

Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se personi që mbeti i lënduar është shtetas i Maqedonisë së Veriut, Burim Aeti, 37-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Të njëjtat burime thonë se viktima është qëlluar në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë nga Policia kanë thënë se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës,

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”, tha për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Deklarohet Policia për plagosjen brenda një lokali në Prishtinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.